Në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdoi gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdoi gjykimi  kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Para trupit gjykues, dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë e ka filluar dëshminë e tij duke folur për disa stërvitje të UÇK-së,  që sipas tij janë mbajtur në objektin e shkollës në fshatin, Bajgorë. Sipas tij, aty ishte i vendosur edhe shtabi i kësaj zone. Dëshmitari i tetë i cili mban kodin 4323 ka thënë se në atë qendër ka pasur edhe ndalim të të dyshuarve, si bashkëpunëtorë të Serbisë. Nuk ka qenë një objekt i fshehur për publikun. Në rrugën ku ka qenë objekti, me sa e kujtoj ka qenë e qasshme prej rrugës kryesore, ka kaluar andej gjithë popullata civile. Për ne si qytetarë ka qenë e njohur për disidentë, apo edhe për njerëzit të cilët kanë shfrytëzuar momente të vështira të qytetarëve, plaçkitje, apo vjedhje të ndryshme. Ka qenë kryesisht e njohur për njerëz që kanë bashkëpunuar me armikun, të njohur si kolaboracionistë apo  spiunë, ka thënë dëshmitari. I pyetur për emrat e eprorëve, dëshmitari ka përmendur komandantin e Zonës Operative të Llapit, Komandant Remin. Ai ka rrëfyer se në njërën prej rreshtimeve të mëngjesit është bërë prezantimi i tij. Pas kryerjes së obligimeve të mëngjesit, rutinën ditore të cilën e kemi pasur, çdo herë ka qenë një person i cili e ka pasur një proces të cilin është dashur ta ndjek, në njërën prej këtyre ka qenë edhe prezantimi i komandant Remit i cili është shpjeguar se do të vijë dhe do të prezantohet kush është, ka qenë një fjalim përafërsisht 4-5 minuta, ka qenë fjalim falënderues, për kurajën, ka qenë fjalim informues, ka thënë mes tjerash dëshmitari i mbrojtur.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …