James Ker-Lindsay: Shkëmbimi i territoreve, e liron Kosovën nga ndryshimi i Kushtetutës së saj, ku serbëve u jepen pushtete të tepërta

James Ker-Lindsay: Shkëmbimi i territoreve, e liron Kosovën nga ndryshimi i Kushtetutës së saj, ku serbëve u jepen pushtete të tepërta

Profesori anglez, Xhejms Ker-Lindsay, mbështetës i kahershëm i idesë së shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se kjo është zgjidhje e vetme në mes të dy shteteve. Ai ka riaktualizuar Kohën  për të diskutuar ndarjen. Nuk ka asgjë në të drejtën ndërkombëtare kundër dy shteteve që vullnetarisht vendosin kufijtë e tyre”, ka thënë ai. Ndërsa sa i përket asaj se ndryshimi i kufijve është gjë joevropiane ai kujton marrëveshjen për Irlandën Veriore të ndërtuar mbi njohjen e hapur të ndryshimit të kufijve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës kur shumica e popullatës në Irlandën Veriore kishte dashur ashtu. Ndryshimi i kufijve, e liron edhe Kosovën nga ndryshimi i Kushtetutës së saj në pjesët ku serbëve u jepen pushtete të tepërta. Përfundimisht, përderisa preferenca e qartë mbetet ajo e një aranzhimi autonom, për serbët, ndarja nuk është kaq radikale e as kaq e rrezikshme, sa mund të duket. Madje ka edhe më shumë mbështetës se ç’ mund të mendohet. Derisa shumë zyrtarë publikisht e kanë kundërshtuar idenë, ata privatisht e dinë se çfarë avantazhesh sjellë ajo, ka saktësuar profesori anglez, Xhejms  Ker-Lindsay.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …