Musë Baftiu, Jakup Ismajli, Reshat Gashi: Spitali ushtarak i Batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu” Brigada 121”Komandant Kumanova” I

Musë Baftiu, Jakup Ismajli, Reshat Gashi: Spitali ushtarak i Batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu” Brigada 121”Komandant Kumanova” I

Pas daljes publike të UÇK-së, luftës dhe heroizmit të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij, në marsin e vitit 1998, radhët e UÇK-së, po shtoheshin dita ditës e bashkë me ta edhe zgjerimi i territoreve të lira. Krahas shtimit dhe zgjerimit të këtyre aktiviteteve ushtarake, lindi nevoja urgjente e zhvillimit të logjistikës ku bënte pjesë edhe shërbimi shëndetësor, në mënyrë që të plagosurit të trajtoheshin shpejt dhe profesionalisht, si dhe popullata në këto zona të merrte trajtimin e duhur dhe shërbimet e domosdoshme shëndetësore.

Organizimi i sektorit shëndetësor ushtarak të UÇK-së ishte vullnetar ashtu siq ishte edhe vetë lufta e saj.  

Bashkë me krismat e para të ushtarëve të lirisë, u mobilizuan edhe  mjekët dhe infermierët, të cilët duke mos menduar për jetën dhe fatin  e tyre, dëshmuan çka do të thotë të jesh njeri, humanist e mbi të gjitha atdhedashës. Pra me tu dëgjuar jehona e kësaj lufte për çlirim dhe kthim të dinjitetit të nëpërkëmbur  i’u përgjigjën këtij kushtrimi pa hezituar, në asnjë çast, duke grumbulluar ato pak vegla pune e mjete të ndryshme sanitare, u vunë në dispozicion për të ndihmuar vijën e frontit dhe luften në pergjithesi

Për organizimin e stacionarit shëndetësor të parë ushatarak në Komunën e Shtimes, ishin bërë përgatitje paraprake në konspiracion të thellë nga njerez te idealit dhe te perkushtimit atdhetarë te cilet  kishin shprehur gadishmërinë për të përkrahur luftën.

Gjithçka kishte filluar në Ambulancën e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” në Shtime , nga ku ishin marrur materialet e para sanitare, instrumentet kirurgjike dhe disa nga stafi i cili ishte  punësuar aty, mjek e infermier e që kishin shprehur gadishmërinë për t`iu përgjigjur kushtrimit të lirisë dhe rreshtimit në radhët e UÇK-së.

Këta njerëz të vullnetit të mirë e të dëshmuar gjatë të gjitha kohërave në kohezion me situatën aktuale të krijuar gjatë zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku lufta Çlirimtare po merrte hov dhe shtrirje shumë dimenzionale në të gjitha viset shqiaptare, ku më shumë e ku më pak organizoheshin dhe mbanin  takime të mshefta ,këmbeheshin ide dhe grumbulloheshin  materiale teknike e sanitare të cilat ruheshin dhe sistemoheshin në pika të veÇanta nëpër familje të bashkëveprimtarëve për zhvillimet që pritej  të ndodhin , me që lufta po merrte shtrirje gjithandej Kosovës dhe dukej qartazi se kësaj nuk do ti shpëtonte as rajoni ynë e edhe për shkak të pozitës gjeostrategjike që kishte gryka e Carralevës.

Zhvillimet e fundit në teren e veçanërisht Beteja në grykën e Carralevës me datë 14.06.1998, plagosja e ushtarëve dhe gjendja e krijuar në këtë hapsirë, pa kujdes shëndetësor, shtuan urgjentisht hapjen e një  stacionari shëndetësor në këtë hapsirë tani të kontrolluar nga UÇK ja.

Historiku i lokacioneve-vendeve ku ishte i vendosur ekipi shëndetësor ushtarak  i Batalionit të dytë. 

Më datë 16.06.1998 filloi punën stacionari i parë shëndetësor i UÇK-së në Komunën e Shtimes, në fshatin Pjetërshticë, ku fillimisht nis punën në shkollën e fshatit e menjëherë pas pak ditësh organizohet si  spital ,plotësohet me kuadër  profesional(mjek dhe infermier ), plotësohet me mjete teknike (instrumente kirurgjike, sterilizator, laborator dhe e vecanta e kësaj me karrikë stomatologjike) dhe  transferohet në objektin e Ambulancës së fshatit, deri me 24 korrik 1998 ku për shkakun e veprimeve të dhunshme të ushtrisë dhe policisë serbe u bë e pa mundur qëndrimi i mëtutjeshëm në atë objekt.

Me 24 korrik 1998 fillon ofenziva ushtarake serbe në Zborc dhe Carralevë dhe gjatë bombardimeve dëmtohet objekti i ambulancës, prandaj detyrohet që spitali zhvendoset prapë në shkollen e fshatit për shkak të sigurisë.

Me 26 korrik spitali zhvendoset për disa ditë (2 ditë)  në grykën e Pjetërshtices për të kaluar pastaj në fshatin Krojmirë në shtëpinë e Aziz Ollurit deri me 24 gusht 1998 .

Për shkak të ofansivës së dytë të fuqishme serbe, me  24-25 gusht 1998 ekipi shëndetësor detyrohet të zhvendoset në malet e Grykës së Krojmirit në stacionar të improvizuar në tendë najloni, deri me 15 shtator 1998.

Me 15 shtator 1998 ekipi rikthehet në shtëpinë e Aziz Ollurit ku më parë ishte i vendosur spitali dhe vazhdon të  ofron shërbime shëndetësore deri kah mesi i nëntorit 1998.

Për shkak se në këtë kohë do të shtohet numri i pacientëve të cilët kërkojnë shërbime mjekësore, ekipi bën kërkesë pranë Komandës së Batalionit të dytë “ Ruzhdi Salihu”, i Brigadës 121 “Komandant Kumanova” e cila gjendej në Krojmir, për tu transferuar në një objekt-shtëpi i cili do të ofronte kushte më te mira pune dhe  cila ka hapsira të mjaftueshme për punë që tani më ishte nevoj e domosdoshme pasi që ishin shtuar edhe shërbimet e në veqanti shëbimet e lindjes me çrast ky spital filloi të ofronte edhe shërbime të gjinekologjisë me që kishte rastisur që ekipit ti printe mjeku specializant në gjinekologji Dr.Jakup Ismajli.

 Në këtë kërkesë pozitivisht na u përgjigjen dhe spitali tani vendoset në  shtëpinë e Xhezair Ollurit e cila kishte hapsira dhe kushte të mira si për punë ashtu edhe për stafin. Në këtë Shtëpi Ekipi ka qëndruar deri me 31 mars 1999.

Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, dhe fillimit të ofenzivës serbe pamundësohet puna në këtë shtëpi andaj Spitali transferohet në shtëpinë e Ragip Ollurit ku ekipi qëndroi deri me 03.04.1999.

Me hyrjen e forcave ushtarake serbe në fshat –Krojmir, spitali zhvendoset në gryken e Krojmirit (e cila tani nga banorët filloi të quhej gryka e shpëtimit sepse aty vlersohej se ishin strehuar mbi 10 mijë banorë) në tendë najloni të improvizuar me 12 shtretër dhe një tendë e veqantë për vizita dhe intervenime mjeksore si dhe për ofrimin e shërbimeve tjera shëndetësore, dhe qëndroi atje deri me 14.06.1999, ditë kur ekipi rikthehet në objektin e shkollës së fshatit Pjetërshticë , aty ku kishte filluar punën para një viti.

Me 16.06.1999, ekipi shëndetësor i Batalionit të Dytë “ Ruzhdi Salihu”, i Brigadës 121 “Komandant Kumanova” do të kthehet në mënyrë triumfale në objektin shëndetësor shtetëror “Shtëpinë e Shëndetit” në Shtime.

Personeli ushtarak-mjeksor i Spitalit të Batalionit të Dytë “ Ruzhdi Salihu”, Brigada 121 “Komandant Kumanova” 

Spitali ushtarak në Pjetërshticë cili filloi me 16.06.1998, ishte si pikë rekrutimi për personelin shëndetësor, mjekë e infermierë nga komuna e Shtimes, Ferizajit, Lipjanit e më gjerë. Dhe nga këtu, u nisën dhe filluan shërbimin shëndetësorë në stacionarët tjerë në Shalë, Parkun e Blinajës,  e në vende të tjera për rreth.

Foto 1. Dr Jakup Ismajli dhe Inf. Musë Baftiu gjatë trajtimit të plagosurit

Foto 2. Nga e majta Habibe Zeqiri, Dr Jakup Ismajli , Mervete Hasani , Reshat Gashi, Lumnije Gashi , Musë Baftiu, Mirdita Qeriqi.

 

Disa nga Personeli i cili filloi apo u rekrutua për shërbime shëndetësore ishtë i përgaditur sepse kishte marrë pjesë edhe më heret në mjekimin e ushtarëve dhe logjistikës shëndetësore , por aty erdhën edhe shumë të tjerë ,bile edhe praktikantë të shëndetësisë si student të mjeksisë e sidomos të infermierisë.

Përgjegjës i këtij spitali  nga kreu ushtarak u caktua Dr Jakup Ismajli nga fshati Carralevë, mjek i përgjithshëm dhe specializant i gjinekologjisë i cili këtë detyrë e kreu nga fillimi deri në fund të luftës.

 Ndërsa përgjegjës-kryeinfermier për stafin profesional të mesëm dhe organizim  u caktua Musë Baftiu, infermier me eksperiencë spitalore , nga fshati Zborc.

Dr Naser Bytyqi , doktor i Stomatologjisë nga fshati Qylagë e Lipjanit, do ti bashkohet ekipit nga fillimi duke ofruar edhe komplet mjetet e punës për stomatologji si dhe karrigën stomatologjike të vet private (e cila do të digjet gjatë ofensivës serbe në prill 1999).

Reshat Gashi, nga Shtimja mjek i pa diplomuar në atë periudhë , (absolvent i stomatologjisë), do të kryejë – asistojë në punët profesionale stomatologjike dhe do të caktohet si përgjegjës për logjistikë shëndetësore.

Dr Avdullah Fazliu, mjek i përgjithshëm nga fshati Carralevë , i cili  caktohet si përgjegjës I Stacionarit Ushtarak në Shalë të Lipjanit, të cilit iu bashkuan pastaj  mjekë e  infermier të kësaj zone më vonë.

Dr Fitim Selimi , mjek i përgjithshëm nga fshati Banullë i Lipjanit, i cili nga këtu shkon në stacionarin ushtarak në Blinajë , së bashku me infermierët Xhemajl Dugolli nga fshati Pjetërshticë dhe Isuf Abazi  nga fshati Godanc .

Lumnije Gashi dhe Magbule Brahimi nga fshati Pjetërshticë, infermiere të cilat do ti bashkohen ekipit nga ditët  e para dhe deri në fund të luftës.

Tahir Krasniqi, nga fshati Zllakuqan i Lipjanit teknik laborant ishte pjesë e ekipit nga fillimi deri në përfundim të luftës

Shyqeri Iballi nga Shtimja,  përgjegjës për logjistikë pjesë e ekipit nga fillimi deri në fund të luftës. duke ofruar shërbime të ndryshme të logjistikës teknike gjatë transferimeve të spitalit ,transportit të plagosurve,shërbime logjistike të furnizimeve etj.

Foto 3. Nga e majta: Reshat Gashi, Musë Baftiu, Dr Naser Bytyqi, Dr Ramë Zeqiri, Lumnije Gashi , Arbanë Qeriqi , Habibe Zeqiri , Tahir Krasniqi

 

Pas transferimit të spitalit ushtarak në Krojmir ,ekipit shëndetësor do ti bashkohen edhe profesionist tjerë shëndetsor: 

Mirditë Qeriqi, studente e fakultetit të Mjekësisë, nga fshati Krojmir e cila më vonë  do të transferohet në zonen e Drenicës ku do të shërbejë deri në fund të luftës.

 Mervete Hasani  nga fshati Godanc,(vajza e dëshmorit Jetë Hasani), Infermiere i bashkohet ekipit  si praktikante por pas  një kohe të shkurtë  do të aftësohet profesionalisht dhe do të jetë pjesë e ekipit në vazhdim.

Dr Ramë Zeqiri , mjek i përgjithshëm nga fshati Varigovc i cili do të qëndrojë në këtë ekip deri në fillimin e bombardimeve të  NATO s kur do të zhvendoset në fshatin e tij të lindjes deri në përfundim të luftës.

Infermieret:Arbanë Qeriqi, nga fshati Krojmir dhe Habibe Zeqiri nga Prishtina iu  bashkuan ekipit dhe do të qëndrojnë deri në fund të luftës.

Në janar të 1999 ekipit do ti bashkohen edhe infermieret-praktikante Merita dhe Teuta Iballi nga Shtimja të cilat do të qëndrojnë deri në fund të luftës.

Ekipit shëndetësor gjatë kohës së mobilizimit të përgjithshëm I bashkangjiten edhe:

Dr Hysni Arifi, kirurg plastik nga Shtimja,  Dr Imri Feka, stomatolog nga fshati Carralevë, Dr Islam Olluri stomatolog nga fshati Krojmir dhe infermieret Sehare Olluri  nga fshati Krojmir, Linda nga Vitia, Nora Rexhepi  nga fshati Lloshkobare e Ferizajit, Ajna Thaqi, mami e cila ishte aktive si mami me përvoje cila ka asistuar te lindjet. etj.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Naim Imeri sot herët është larguar në rrugëtimin e tij të përhershëm nëpër Blinajë. Elezi …