leoni

Kryetari Latifi mbajti takimin e dytë periodik me punonjësit e administratës komunale

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik me punonjësit e administratës komunale në Rahovec, me të cilët bashkëbisedoi për çështje të ndryshme të organizimit sa më të mirë të punës në të gjithë sektorët, rritjen e përgjegjësisë dhe rregullit nga secili punonjës, respektimin e orarit të punës dhe angazhimin e tyre në kryerjen e punëve më me efikasitet dhe ofrimin e shërbimeve sa më të përparuara, cilësore dhe pa vonesa, e në veçanti krijimin e lehtësirave dhe shërbime sa më cilësore për bashkatdhetarët tanë në muajt në vijim. I uroi për punën dhe angazhimin e tyre që kanë pasur deri më tash, po ashtu, kërkoi që të ketë më shumë rregull dhe respektim të ligjit në vendin ku punohet që të ketë një pasqyrim sa më të qytetëruar, sepse puna e përbashkët dhe koordinimi është garanci për suksese tutje.

May be an image of 5 people, people studying, bureau and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …