Edhe sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale është marrë në pyetje dëshmitari i tetë në gjykimin që po mbahet kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ai ka folur për Gardën Kombëtare. Nuk kam pas informacion kur është formuar, por pas përfundimit të luftës më kanë caktuar në këtë njësit. Sipas tij, detyrë e pjesëtarëve ishte sigurimi i shtabit të zonës operative që ka ekzistuar në atë kohë, pasi nuk kanë pasur ndonjë detyrë tjetër të caktuar dhe për këtë arsye kishte filluar procesi transferimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupa Mbrojtëse të Kosovës. Dëshmitari i tetë ka thënë se komandant i njësitit të Gardës Kombëtare ishte personi me numër 5. Njësi ka raportuar direkt në Zonën Operative të Llapit, shtabit të zonës. Seanca gjyqësore në rastin kundër krerëve të UÇK-së ka vazhduar në seancë të mbyllur.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …