Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u takua me Grupin e Miqësisë Bullgari-Kosovë të Parlamentit bullgar, i cili drejtohet nga deputeti Georgi Andonov. Në takim u bisedua për marrëdhëniet midis dy parlamenteve, me theks të veçantë, në këmbimin e përvojave në fushën e legjislacionit dhe reformave të nevojshme, që dalin nga procesi i integrimit evropian. U diskutua, gjithashtu, për përvojat bullgare në fushën e turizmit, energjisë dhe industrisë teknologjike. Georgi Andonov theksoi se Bullgaria ka kaluar një periudhë të gjatë të një tranzicioni të dhimbshëm, por ka pasur sukses, sepse nuk ka hezituar të ndjek kursin e reformave, duke u bërë pjesë e BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …