Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur lidhur me propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacion e komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama, por sipas tij ai nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit. Ai nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe kësisoj nuk mund të bëjë draf-statut për Asociacionin. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”. “Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam iniciuar në vitin 2015 në atë kohë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, ka thënë Vuçiq.