Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, ka konfirmuar arrestimin e një personi në Mitrovicën e Veriut. Ajo tha që një person është lënduar lehtë gjatë arrestimit të të dyshuarit, ndërsa dy policë të rendit janë lënduar pas operacionit. Mund të konfirmojmë se sot në komunën Mitrovicë e Veriut, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa vepra penale. Pas operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’ rast 2 zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë, tha Luljeta Mehmeti. Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviqin njërin nga udhëheqësit e formacionit “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, ka thënë me këtë rast ministri, Xhelal Sveçla.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …