Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një plan me pesë pika për shtendosjen e situatës në veri të vendit

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti,  ka publikuar një plan me pesë pika për shtendosjen  e situatës në veri të vendit, të cilin paraprakisht ia kishte paraqitur shefit të BE-së, Borell, ndërsa sot ua ka bërë të ditur edhe  ambasadorëve të vendeve të Pesëshes.  Pesë pikat e  planit të Albin Kurtit, janë po ato që ai i ka përsëritur vazhdimisht si: Sundimi i ligjit në katër komunat veriore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që kanë sulmuar policinë, KFOR-in dhe gazetarët. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës. Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë. Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore, që do të mbahen në atmosferë të lirë dhe demokratike. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë në dialog në të cilin BE-ja siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur si dhe në javën që vjen të organizohet takim i nivelit të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …