P. Petkoviq

Petkoviq: Komandantit i KFOR-it, Ristuçia, do të qëndrojë në Beograd, ku do të bisedojë me kryetarin, Vuçiq dhe gjeneralin, Mojsilloviq

Drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka deklaruar  se kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së djeshme ka biseduar disa herë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, për shkak të krizës në veri. Petkoviq  ka thënë se komandantit i KFOR-it, gjeneralmajor Angjelo Michele Ristuçia, sot do të qëndrojë në Beograd  dhe do të zhvillojë bisedime me kryetarin e Serbisë, Vuçiq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Millan Mojsilloviq. Pas këtij aksioni policor në veri të Kosovës, dje ku janë lënduar tre zyrtarë policorë, serbët lokalë janë mbledhur në Lagjen e Boshnjakëve. Atje, përveç Policisë së Kosovës janë parë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it. Operacioni në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, u ndërmor në të njëjtën ditë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i ka paraqitur bashkësisë ndërkombëtare një plan prej pesë pikash, që sipas tij do të ndihmojë në uljen e tensioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …