Senatori amerikan, Kris Marfi, i cili ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë, në një intervistë për “Atlantic Council”, ka folur për situatën aktuale në veri të vendit dhe për de-eskalimin e nevojshëm të situatës. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuara për veprime në veri të Republikës së Kosovës, që rrezikojnë jetën e ushtarëve të KFOR-it, në veçanti të ushtarëve amerikanë pa nevojë. Kurti eci përpara për të pasur zgjedhje, pati sens deri tek betimi. Por unë thjesht nuk besoj që ai duhej të shtynte kryetarët të kishin qasje në objektet e Komunave, gjë për të cilën Qeveria e Prishtinës e dinte që do të prodhonte një situatë, e cila do të mund të kthehej në situatë të dhunshme. Unë mendoj se veprime e Prishtinës tani janë duke vendosur trupat e NATO-s në rrezik panevojshëm. Kjo është diçka që kongresistët s’do të ishin të interesuar asnjëherë, që trupat e NATO-s, ushtarët amerikanë të gjenden në një rrezik të panevojshëm”, ka thënë Kris Marfi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …