leoni

Dr. Agim Bytyqi hapi ekspozitën unike me fotografi e dokumente të shëndetësisë ferizajase

Në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve të Javës së shëndetësisë ferizajase, në mesin e punonjësve të shumtë shëndetësor, mjekëve të mirënjohur ferizajas, u hap ekspozita unike me fotografi e dokumente nga Dr. Agim Bytyqi, aktivitet ky në kuadër të ngjarjeve për shënimin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt. Kjo ekspozitë u hap me fjalën e drejtorit të DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini i cili falënderoi punonjësit shëndetësor për kontributin ndër vite. Gjithashtu me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, i cili përveç falënderimit për kontributin e punonjësve shëndetësor, vuri theksin tek kontributi i mantelbardhëve para luftës dhe gjatë luftës së UÇK-së, çka e bën të jashtëzakonshëm kontributin e mantelbardhëve në luftën tonë për çlirim. Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe autori i ekspozitës, Dr. Agim Bytyqi, i cili shpjegoi rëndësinë e dokumentimit të të kaluarës sonë me faktografi në fushën e shëndetësisë, gjersa profesori i historisë, Ramadan Ramadani, tha se një përmbledhje faktografike është edhe vepra monografike kushtuar shëndetësisë ferizajase, ku është bashkautorë me Dr. Agim Bytyqin, e që si përmbledhje, t’i shërbej në të ardhmen hulumtuesve të rinj në këtë lëmi. Në këtë ngjarje, mirënjohje u ndanë për punonjësit shëndetësor që nuk janë në mesin e të gjallëve, gjersa ekspozita që pati interesim nga të pranishmit u mbyll me koktej rasti.

May be an image of banner and text

May be an image of 6 people, people standing, crowd, park and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …