Mbytja e një peshkarexhe në Kalamata të Greqisë është kthyer në tragjedi, raportohen 32 sirianë të vdekur në ujërat e detit Mesdhe

Mbytja e një peshkarexhe në Kallamata të Greqisë është kthyer në tragjedi, raportohen 32 të vdekur në ujërat e detit Mesdhe. Sipas rojës bregdetare greke, peshkarexha e nisur nga Libia me destinacion Italinë, u batua dhe në vazhdim u mbyt në ujërat ndërkombëtare që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij, Pilos. Peshkarexha ishte në kërkim që prej të paktën tre ditësh nga Italia por edhe nga një shoqatë e emigrantëve. Sinjali SOS u dërgua në numrin 112 dhe ishte pala italiane që njoftoi palën greke për avarinë e peshkarexhës. Meqë ishin ujëra ndërkombëtare, greket paralajmëruan anijet që kalonin në zonë të bëjnë kujdes dhe nisen në zonë një motovedetë si dhe helikopterë shpëtimi. Herët në mëngjes peshkarexha u mbyt. Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të tjerëve ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në peshkarexhën e mbytur.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …