Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se nëse pritet që Turqia t’i përgjigjet pritjeve të Suedisë për anëtarësim në NATO, atëherë Stockholmi duhet ta bëjë pjesën e vet për organizatën terroriste para samitit të NATO-s, raporton Anadolu. Samiti i NATO-s do të mbahet në Vilnius. Shpresojmë, nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme, unë do të marr pjesë. Pritjet e Suedisë, nuk do të thonë se ne do të pajtohemi me këto pritje. Para së gjithash, Suedia duhet ta bëjë pjesën e saj”, tha Erdoğan. Komentet e tij erdhën gjatë kthimit nga turneu i tij i parë jashtë vendit pas rizgjedhjes, gjegjësisht në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe Azerbajxhan. Erdoğan rikujtoi se në fillim të qershorit zhvilloi një takim në Istanbul me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ajo që ne i thamë ishte se ‘nëse prisni që ne t’i përgjigjemi pritjeve të Suedisë, para së gjithash, Suedia duhet ta shuajë atë që ka bërë kjo organizatë terroriste’. Derisa ne ia shprehnim këto Stoltenberg-ut, fatkeqësisht terroristët po demonstronin sërish në rrugë në Suedi”, tha presidenti turk Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …