KMDLNJ

KMDLNJ u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos udhëtojnë nëpër Serbi derisa të qetësohet situata në veri të vendit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtat dhe Liritë e Njeriut u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos udhëtojnë nëpër Serbi derisa të qetësohet situata në veri të vendit. Së paku tre qytetarë të Kosovës janë arrestuar në pikën kufitare në Merdar nga policia e Serbisë, pa e ditur arsyen e arrestimit. Sipas mediave, një familjar paska deklaruar se janë arrestuar vetëm se janë shqiptarë dhe se nuk janë arrestuar nga policia kufitare, por se qenkan arrestuar nga njësitë policore të ardhura nga Beogradi. Nuk është dhe sigurisht nuk do të jetë hera e fundit që qytetarët e Kosovës janë arrestuar dhe do të arrestohen gjatë udhëtimit nëpër Serbi, si rrugë për shtete të tjera ku jetojnë dhe punojnë. Këto arrestime shpeshtohen gjatë kohës së pushimeve, verore dhe dimërore dhe festave kur ardhja e bashkatdhetarëve është më e madhe, KMDLNJ-ja disa herë ka reaguar për këto arrestime duke bërë thirrje publike që mos të udhëtohet përmes Serbisë aq më parë që ka mundësi të tjera për udhëtim siç janë përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Qytetarët shqiptarë nga Kosova që po arrestohen në Serbi, shumica e tyre mbahen disa muaj në arrest dhe pasi paguajnë një shumë të madhe të parave lirohen për ta vazhduar rrugën. Paratë ua marrin disa avokatë sekserë që flasin në emër të prokurorisë dhe gjykatave të Serbisë, të cilat, sipas sekserëve kërkojnë para për t’i liruar, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …