Policia e Serbisë në Veri, sot ta arrestuar dhe ka kidnapuar tre policë shqiptarë brenda territorit të Kosovës. Ata ishin pjesëtarë të njësisë policore patrulluese të kufirit, në vendin e quajtur Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitarë, ka njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur persona të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të Policisë së Kosovës. Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare, por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë vend. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite e tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policorë janë kidnapuar nga forcat serbe. Lidhur me këtë rast, mediet serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale të Serbisë, i kanë arrestuar tre zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …