Mbahet Seanca Solemne kushtuar 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Rahovecit

Mbahet Seanca Solemne kushtuar 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Rahovecit. Kryesuesi i Kuvendit të komunës së Rahovecit, z. Defrim Kafexhiu, në fillim të seancës luti të pranishmit për një minutë heshtje për nder të luftës, gjakut dhe sakrificës së atyre qe e bënë të paktën një hap në shtigjet e lirisë, qe sot ne e gëzojmë. Në fjalën e tij, Kryetari Lafiti, falënderoi dhe nderoi familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarët, përfaqësuesit e pushtetit lokal, veteranët e luftës, veprimtarët e çështjes kombëtare, qytetarët e të gjitha shtresave, të gjithë ata që vazhdojnë kontributin e tyre në forcimin e lirisë. “Mobilizimi i forcave të shëndosha me synime të pastra çlirimtare, bëri që në radhët e çlirimtarëve të renditen ata e ato që e deshën lirinë më shumë se jetën. Në fushë të nderit ranë shumë dëshmorë dhe u vranë e u masakruan shumë gra, fëmijë e njerëz të pambrojtur, por ne fituam. Në një frymë të re globale dhe me një rirregullim të ri të balancave botërore, shqiptarët u ndodhën në anën e duhur të historisë dhe triumfuan. Forcat e kombinuara serbe u larguan të mundura dhe me turp nga Rahoveci më 14 qershor 1999, ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës marshoi triumfalisht nëpër rrugët e këtij qyteti të shkatërruar e të djegur. Serbët ikën, por pas lanë varre e shkatërrime të shumta. Shumë njerëz ende janë të zhdukur pa gjurmë dhe ne nuk do të pushojmë asnjëherë së kërkuari sqarime për fatin e tyre. Ukshin Hoti dhe të tjerët, që u rrëmbyen me dhunë, peshojnë mbi supet tona si gur i rëndë e kjo ndërlidhet me rrugëtimin tonë kolektiv, sepse asnjëherë nuk do të jemi të qetë pa mësuar për fatin e tyre. Urojmë që në të ardhmen të prezantojmë më shumë suksese e arritje, ngase rrugë tjetër nuk ka për të përmbushur amanetin e të rënëve për liri.”- u shpreh kryetari Latifi. Seancat e tilla solemne kanë vetëm një qëllim, falënderimin dhe nderimin për të gjithë ata që mundësuan lirinë.

May be an image of 15 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …