Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Haradinaj dhe Limaj: EULEX-i i nevojshëm për Kosovën (!)

Vazhdimin e mandatit të misionit EULEX, për të katërtën herë në Kosovë, e kanë arsyetuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës, Fatmir  Limaj. Ata duke folur për Kosovapress, mendojnë se EULEX-i në Kosovë është i nevojshëm, pasi që sipas tyre institucionet e vendit  kanë dështuar që të vendosin rend dhe ligj. Ata nuk kanë shpjeguar se çfarë rendi dhe ligji ka vendosur në Kosovë misioni i EULEX-it, i cili shënjestër të vetme ka pasur dhe ka arrestimin, ndëshkimin dhe dënimin e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e Serbisë dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Unë nuk di si e kanë rinegociuar, por që është i nevojshëm është i nevojshëm për të ndihmuar. Vetë gjendja që është ne vend po tregon se në çfarë situate jemi, ka thënë Limaj. Edhe Haradinaj tha se vazhdimi i misionit të EULEX-it në Kosovë vjen si pasojë e dështimit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Nuk ka ardhur si mision i përhershëm. Para një kohe qëllimi ka qenë “me e përmbyll”, tani është një qëndrim ndryshe – vazhdimi për këtë mandat – kuptohet me kufizime shtesë. Mirëpo e tëra kjo vjen nga dështimi i institucioneve të Kosovës për rend dhe ligj”, tha i pari i AAK-së.  Limaj dhe Haradinaj ndihen të liruar nga kthetrat e EULEX-it, ose ndoshta është një shkak tjetër që ata më në fund pajtohen me praninë e EULEX-it në Kosovë. Metamorfoza  e këtyre dy politikanëve gjatë kohës së fundit po merr përmasa të habitshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …