Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës ka deklaruar se kushdo në botë e di që Kosova humb nëse nuk e ka besimin e Amerikës dhe të NATO-s. Kryeministri Albin Kurti intensivisht me çdo veprim të vetin po e prish këtë aleancë, pra ky ose është spiun i Serbisë ose është ai që me zor po mundohet të mbetet në pushtet, për ta fshehë qeverinë e tij humbëse të zhytur në korrupsion e nepotizëm, e po e kërkon shpëtimin në kriminelë, duke i arrestuar ata e duke na shitur këtë si fitore të Kosovës. Duke folur për lajmin e kidnapimit të pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e Serbisë, Haradinaj theksoi se me këtë rast u përdhos uniforma e policisë. Lusim bashkësinë ndërkombëtare që të ushtrojë preson mbi Serbinë për lirimin e tyre, kthimin e tyre në familje, dhe që aktet te tilla të mos përsëriten më kurrë. E ftojmë ministrin Sveçla të japë dorëheqjen sepse sot është përdhosur uniforma e institucionit të Policisë së Kosovës. Ne mendojmë që Kurti po shkon në drejtim të kundërt, ai s’po e udhëheqë Kosovën drejt stabilitetit. E ka sjellë Kosovën në palë të dështuar. Aleatët tanë, përkrahësit tanë të sigurisë kanë filluar ndëshkime për ne që do të rezultojë në dobësimin tonë të brendshëm dhe të jashtëm. Kryeministri Kurti po e rrezikon ekzistencën e Republikës dhe se po synon me vetëdije shkatërrimin e mëtejmë të të arriturave të deritanishme, ka saktësuar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …