Xhelal Sveçla: Për shkaqe të sigurisë ndalohet hyrja në Kosovë e të gjitha mauneve nga Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se, për shkaqe të sigurisë, ka urdhëruar që në të gjitha pikat e kalimit kufitar të ndalohet hyrja e maunave nga Serbia. Ky vendim vjen pasi forcat serbe kanë rrëmbyer tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, brenda territorit të vendit tonë. Ai ka theksuar se vendimi do të jetë në fuqi deri në një vlerësim tjetër të sigurisë. Ndërsa lidhur me policët e rrëmbyer, ministri i Brendshëm ka deklaruar se nuk e di se ku ndodhen por ka theksuar se janë nën arrest dhe po mbahen në duart e institucioneve të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …