Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për ngjarjet e fundit në vend, ka theksuar se një popull proamerikan dhe proeuropian siç jemi ne nuk kemi faj për qeverisje lindore e cila është duke i cenuar organet e pavarura si dhe ekonominë e lirë të tregut. “Një qeveri që nuk e respekton policin, por e bënë peng, një media të pavarur e ndalon, nuk emëron prokuror të shtetit por ngarkon me aksione policie çdo ditë pa fakte, që dëshiron të dështojnë organet e pavarura, ekonomia lirë e tregut dhe iniciativa private në Kosovë, duket se i ka ditët e numëruara. Sovran me tokë, sovran me qeveri dhe sovran me fonde që dëshiron me dëshmu kontroll mbi jetën, ekonominë dhe iniciativën private, ku lideri suprem zëvendëson organet e zgjedhura! Një popull proamerikan dhe proeuropian nuk ka faj për qeverisje lindore!”, ka shkruar Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …