Senatori amerikan, Ben Cardin, drejtues i senatorëve demokratë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara ka komentuar situatën e fundit në marrëdheniet Kosovë-Serbi. Ai të tjera tha se ekziston një kufi për durimin e Bashkimit Evropian dhe të Amerikës. “Ka një kufi për durimin e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara. Ne e mbështesim shumë Kosovën dhe sovranitetin e saj dhe jemi treguar shumë agresivë duke vënë në dukje gjërat që duhet të bëjë Serbia. Por, jemi po njësoj të shqetësuar për veprimet e ndërmarra në Kosovë që e bënë më të vështirë për ne të kemi klimën e duhur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Pra mendoj se do të jemi shumë të qartë për pritshmëritë tona dhe se nëse të dyja vendet duan të kenë një marrëdhënie më të harmonizuar me Evropën, atëherë duhet të ndërmarrin hapat për ta treguar këtë”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …