Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa qëndroi për një vizitë në komunën me shumicë serbe të Graçanicës dhe bisedoi me kryetarin e kësaj komune, Vladeta Kostiq. Mustafa premtoi se Qeveria e Kosovës ka arsye të mëdha që të përkrah këtë komunë dhe të investojë, pasi që qytetarët e Graçanicës duhet të kenë të drejtën për të punuar dhe për të qenë pjesë e zhvillimit ekonomik të vendit. Gjatë kësaj vizite ai u pyet nga gazetarët se po ndihet si në një komunë të Kosovës apo Serbisë, duke pasur parasysh që në Graçanicë valojnë vetëm flamujt e Serbisë, Mustafa tha se ai po e viziton një komunë të Kosovës si kryeministër, edhe pse pa flamur dhe pa stemë të shtetit të cilin e përfaqëson. Në komunat me shumicë serbe nuk afishohen simbolet e Kosovës, ndërkohë që kryeministri Mustafa nuk i jep fare rëndësi kësaj çështjeje mbase edhe për faktin se me punën dhe angazhimin e Qeverisë së tij, Kosova ia ka hapur të gjitha dyert Serbisë, jo vetëm në komunat të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …