leoni

Kryeministri Kurti, vizitoi familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës e Shemë Mustafës, 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe

Kryeministri,  Albin Kurti,  ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, tre policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe në kufi me Serbinë e në brendi të territorit të Kosovës. Zyra e Kryeministrit njofton se në Mitrovicë, ai  u mirëprit nga familjarët e Shemë Mustafës, përfshirë të vëllanë e tij që ishte po ashtu polic kufitar.  Në fshatin Peran të Komunës së Besianë, ai u prit nga familjarët e Beqir Sefës, në mesin të cilëve ishte dhe djali i tij, që po ashtu është pjesëtar i Policisë së Kosovës në Prishtinë dhe i angazhuar në Task Forcën për veri. Kryeministri thuhet se i ka njoftuar familjarët se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në kontakt me institucionet atje, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer. ZKM-ja thotë se familjarët e policëve falënderuan kryeministrin për vizitën, si dhe për qëndresën e tij. Ndërkohë disa medie kanë bërë të ditur se  tashmë janë liruar   tre policët e Kosovës: Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës që u rrëmbyen ditën e djeshme nga Policia e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …