Përurohet vepra, ”Krenari mbi Dhimbje për Dëshmorët”- e autores, Luljeta Telaku

Përurohet vepra.  ”Krenari mbi Dhimbje për Dëshmorët”-  e autores, Luljeta Telaku.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij tha”Kjo vepër po sjell në kujtesën tonë, krenari, dhimbje dhe historinë më të lavdishme, për Malishevën, Kosovën dhe popullin shqiptar ndër breza, prandaj, nëna të dëshmorëve, bashkëshorte, motra dhe  vajza, përherë jemi bashkë me ju, se ju jeni dëshmia më e fortë e lirisë kombëtare sepse liria është vet gjaku i bijëve dhe bijave tuaja” Lavdi Dëshmorëve të kombit! Gëzuar !Ditën e Çlirimit  dhe të Dëshmorëve të Malishevës!

Në këtë përurim , folën edhe drejtori për kulturë, Fitim Shala, kryetari i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Metush  Kryeziu,  si dhe redaktoi i veprës, Hazir Luta ku citoi nga libri”Libri ka 16 rrëfime nga nënat e dëshmorëve, bashkëshortët dhe motrat, numër ky që simbolizon 16 qershorin, Ditën e Çlirimit dhe të dëshmorëve të komunës  Malishevës”.

Në fund autorja falendëroi të pranishmit dhe ekipin që mundësoi  finalizimin e libr, autorj u zotua që ky projekt dë të vazhdoj edhe me rrëfime të familjarëve  të dëshmorëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …