Qeveria e Kosovës si konsideron si të papranueshme përpjekjet e qarqeve të caktuara, që në kundërshtim me ligjet në fuqi, të nismohet projekti i ndërtimit të vendbanimit të ashtuquajtur ‘Lugina e Diellit’ në veri të Kosovës, përkatësisht në komunën e Zveçanit. Ndonëse Serbia prej muajsh ka filluar realizimin e këtij projekti kolonizator, Qeveria e Isa Mustafës ka reaguar me një gjysmë zëri, pa treguar se cilat do të jenë masat e saj në rast se nuk ndërpriten punimet. “Qeveria e Kosovës është informuar nga ministrat përkatës për këto veprime të kundërligjshme dhe ka ngarkuar Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor si dhe Ministrinë e Kthimit dhe të Komuniteteve, në bashkëpunim edhe me Komunën e Zveçanit, që të ndërmarrin masat e duhura për ndërprerjen e veprimeve të tilla dhe të përmbushen të gjitha kushtet ligjore”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. Kabineti qeveritar e ka konsideruar të papranueshme edhe ndërhyrjen e Qeverisë së Serbisë në nxitjen e komunave të caktuara që të ndërmarrin veprime të paligjshme dhe në dëm të marrëdhënieve midis qytetarëve të Kosovës. “Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet që të krijojë kushte normale për të gjithë qytetarët e saj si dhe kthimin e tyre në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ky proces, do të jetë i mundshëm dhe i qëndrueshëm vetëm duke respektuar ligjet të cilat ofrojnë siguri dhe stabilitet afatgjatë për çdo qytetarë dhe në linjë me proceset eurointegruese”, përfundon komunikata e Qeverisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …