AKV “Kemajl Azizi” mbrëmë shfaqi një koncert festiv për Ditën e çlirimit të komunës së Vitisë

Një program të pasur me këngë e valle nga repertori i tij, ka shfaqur Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi”, me rastin e 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë. Ndonëse ky koncert ishte paraparë të mbahet në sheshin e qytetit, megjithatë për shkak të kushteve atmosferike, ai u mbajt në sallën e koncerteve në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”. Por pikave nga anëtarët e AKV “Kemajl Azizi”, mysafirë special i këtij koncerti ishte solistja e mirënjohur nga SHKA “Shote Galica” nga Drenasi, Resmije Krasniqi që interpretoi dy këngë. Në shenjë respekti për bashkëpunimin, asaj iu nda një mirënjohje nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ansambli “Kemajl Azizi”.

May be an image of 7 people, speaker, clarinet, violin and microphone

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …