Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se do të donte ta shihte Kosovën duke bashkëpunuar më mirë me aleatët. Ai ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që t’i dëgjojë më shumë aleatët ndërkombëtarë në kërkesat e tyre për de-përshkallëzim të situatës. “Do të doja të shihja një qeveri që dëgjon aleatët e saj më të afërt dhe fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur gjatë javëve të kaluara. Gjatë zhvillimeve shumë serioze dhe na duhet një zgjidhje urgjente e nuk na nevojitet të flasim për njëri-tjetrin, por me njëri-tjetrin”, ka thënë Rohde.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …