Ndryshe nga Kryeministri, Edi Rama, i cili se po e pret fjalën e KFOR-it për rastin e tre policëve të kapur nga Serbia, kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka dënuar ashpër rrëmbimin e tyre nga forcat serbe, të cilin edhe e ka quajtur “akt të rëndë provokativ, Ai u ka kërkuar forcave ndërkombëtarëve të sigurisë për të ndërhyrë. Presidenti Begaj, me të kaluar ushtarake, e ka quajtur rrëmbimin e policëve “akt të rëndë provokativ” të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin. “E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëjë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurarojnë veprime të tjera të ngjashme”, thuhet në deklaratën e Begajt. Në fund të deklaratës, Begaj ia ka bërë një “thirrje vëllazërore” autoriteteve të Kosovës që të bijnë pre e provokimeve të Serbisë dhe të kontribuojnë në shtensionimin e situatës, duke u bashërenduar me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …