Gazeta autoritative gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull përplasjeve ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian lidhur me disa nga çështjet që kanë të bëjnë me veriun e vendit të banuar me serbë etnikë. Në artikullin e shkruar nga gazetarët gjermanë Mihael Mertens dhe Thomas Gutçker që titullohet “S’ka më miq?”, është theksuar “çarja” në raportet në mes të Kosovës dhe Perëndimit, për shkak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga kryeministri i vendit për uljen e tensioneve në veriun e territorit të banuar me shumicë serbe. Perëndimi pothuajse gjithmonë ka mbajtur anën e Kosovës. Por për momentin jo vetëm që janë të tensionuara marrëdhëniet me ShBA-në, por edhe me BE-në”, është thënë në artikullin e “FAZ”-it, në të cilin konfirmohen edhe njëherë sanksionet kundër Qeverisë së Kosovës. Takimet me përfaqësuesit e Kosovës në Bruksel dhe në disa shtete anëtare që ishin planifikuar për këtë javë janë anuluar, tregojnë burime diplomatike të FAZ-it, ndërsa vendimi përkatës ishte marrë të martën në Komisionin për Politikë dhe Siguri. “Të gjitha shtetet anëtare përfaqësohen nga një ambasador. Komisioni i BE-së tani do të ngrijë programet me Kosovën, veçanërisht si pjesë e nismës së investimeve miliarda euro për Ballkanin Perëndimor. Është hera e parë që unioni vepron kundër Prishtinës në këtë mënyrë. Duhet izolim diplomatik”, shkruan “FAZ”-i.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …