Shefi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur arrestim kapjen e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës të mërkurën. Atje ka ndodhur një incident me arrestimin e tre policëve. Po mundohemi të kuptojmë krejt se çfarë ka ndodhur, tha ai. Në një deklaratë për media, të shpërndarë në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, Borrel ka njoftuar se do t’i ftojë në një takim urgjent Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme, në Bruksel. Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre policë kufitarë janë marrë gjatë një patrullimi në vendin e quajtur, Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës, në komunën e Leposaviqit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …