Ish-komandanti i Zonës Operative e Karadakut dhe ish-eprori i lartë i TMK-së, Ahmet Isufi e ka kujtuar Ditën e Clirimit me c’rast ka shkruar: 24 vjet më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri triumfalisht në Hogoshtin e traditës bujare e atdhetare.
Ishte dita më e rëndësishme e më e lumtur për çlirimtarët dhe për qytetarët që pas vuajtjeve shekullore po agonte liria.
Dita e sotme e festës së çlirimit i dedikohej sidomos Heronjëve të Kombit Rexhep Mala e Isa Kastrati dhe Avdi Xhaçkut si dhe luftëtarëve të cilët u rreshtuan në radhët e UÇK-së e të cilët e nderuan Hogoshtin.
Edhe më madhështore këtë festë e bënë fatosat, me programin e tyre kulturorë-artistik.
Shumë respekt për Këshillin e Fshatit në krye me Sejdi Latifajn për organizimin dhe nderimin që na e bënë.
Hogosht, urime Dita e Çlirimit!