Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se askush nuk mund të verë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës ndërsa kërkoi guxim nga liderët e Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje historike ashtu siç kanë bërë ata të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë. Gjatë fjalës së tij në panelin e Forumit të Prespës, ai deklaroi se Marrëveshja e Ohrit ishte një moment optimizmi por që po shndërrohet në zhgënjim. Begaj tha se Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin shembullin e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të çojnë përpara procesin e pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve. Begaj u shpreh se janë krijuar shumë organizata e iniciativa rajonale në funksion të bashkëpunimit mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, por shtoi se duket se jemi larg asaj që ne dëshirojmë e që është një rajon në paqe, një rajon të sigurt e një rajon të zhvilluar.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …