Frakfurter Allgemeine Zeitung: “Nuk ka më miq”

“Nuk ka më miq?”, është titulli i shkrimit  të gazetës prestigjioze gjermane “Frakfurter Allgemeine Zeitung”, të autorëve Tomas Gutschker dhe Michael Martens, që i kanë kushtuar acarimit të raporteve të Kosovës me SHBA dhe BE. Ky shkrim është i shoqëruar me fotografinë e presidentes Vjosa Osmani, në të cilën vihet në pikëpyetje raporti i Kosovës me aleatët. Në këtë artikull thuhet që nga viti 1999 kur NATO ka bombarduar Jugosllavinë, perëndimorët pothuajse gjithmonë ka mbajtur anën e Kosovës, por për momentin, janë tensionuar raportet me SHBA-në, dhe me BE-në. Në artikull thuhet se pa mbështetjen e shumicës së Perëndimit, shpallja e pavarësisë së Kosovë në vitin 2008 s’do të kishte shanse për të pasur sukses. Po sot në FAZ është publikuar edhe një analizë e redaktorit të politikës Reihnhard Veser, duke thënë se kryeministri Albin Kurti me kokëfortësinë e tij po e dëmton Kosovën.“Albin Kurti tani për tani e ka hedhur poshtë mbështetjen perëndimore për Kosovën. Ai nuk arriti të kuptonte rëndësinë e qetësisë në Ballkan për Perëndimin përballë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në analizën e Veser.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …