- Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se raportet tona me Serbinë, ( jo raportet e tij personale) por ato të Kosovës me Serbinë janë më të mira sesa që paraqiten në opinion. Raportet me Serbinë i kemi më të mira sesa me Bosnjën e Hercegovinën.
- Xhavit Haliti arsyeton kolonizimin e Serbisë në veri të Kosovës. Serbia ka të drejtë madje të ndërtojë edhe infrastrukturën për serbët në Kosovë, pa leje të Qeverisë, sepse të gjithë jemi kosovarë (!)
- Isa Mustafa ndihet komod nën flamujt e Serbisë ashtu sikur dikur nën flamurin e RSFJ-së. Gjatë takimit në Graçanicë ai nuk ka pyetur fare përse në këtë komunë nuk ka shenja as simbole të Qeverisë të cilën ai e drejton.
- Vazhdimin e mandatit të misionit EULEX, për të katërtën herë në Kosovë, e kanë arsyetuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj. Ata mendojnë se EULEX-i në Kosovë është i nevojshëm, pasi që sipas tyre institucionet e vendit kanë dështuar që të vendosin rend dhe ligj, ndërsa EULEXI gjatë qëndrimit 8 vjet në Kosovë paska bërë punë aq të madhe sa u dashka të vazhdojë punën edhe për shumë vjet të tjera.
- Tanja Fajon, raportuese e Parlamentit Evropian, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, me qëllim të hapjes së procesit të liberalizimit të vizave. Nëse nuk ratifikohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, nuk ka liberalizim të vizave. (Radio-Kosova e Lirë)
Duke qenë dëshmitarë të skandaleve dhe nëpërkëmbjes që po i bëjnë popullit soji i politikanëve tanë kudo, e sot veçmas në Kosovë, nuk ka si të mos na kujtohen vargjet si këto të Ali Asllanit e Gjergj Fishtës
Ali Asllani
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjve;
hani, pini e rrëmbeni, është bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjithë aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita loz e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Gjergj Fishta
Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t`ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t`na qelbi fis e atdhè?…
M’kamë kryekungujt prej si u vunë,
Duel padija n’krye të vendit;
Njerzt e kënuen u poshtnune,
Metën t’urtit jashtë kuvendit.
Duel me faqe t’bardhë trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuletën...