Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbok, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shtendosin situatën e krijuar kohët e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve. “Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç’ është e mundur për të tejkaluar situatën e rënduar “, tha Baerbock, gjatë një takimi me ministrin e jashtëm të nga Bosnje-Hercegovinës, Dino Konakoviq, të premten në Berlin. Baerbock tha më tej se qeveritë këtë duhet ta bëjnë për qytetaret e tyre. Nuk është një detyrim ndaj Brukselit apo Berlinit, por ndaj njerëzve në të dy vendet”. Të enjten policia e Kosovës njoftoi se tre pjesëtarë të saj janë rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë, brenda territorit të Kosovës, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …