Me aktivitete madhështore Malisheva shënon Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve

Përmes aktiviteteve të shumta, nën përkujdesjen e Kryetarit, Ekrem Kastrati dhe në prani të shumë personaliteteve nga të gjitha trevat shqiptare, Komuna e Malishevës, shënoi 16 Qershorin-Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve. Shënimin e 24 vjetorit të Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, e kanë nderuar me prezencën e tyre, deputetët nga Parlamenti i Shqipërisë, Shpëtim Idrizi, Nustret Avdullai dhe Gëzim Ademaj, më pas kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe shumë personalitete të tjera të institucioneve qendrore dhe lokale. Aktivitetet kanë filluar në orët e paradites, ku është bërë marshimi nga pjesëmarrësit nga objekti i Komunës së Malishevës deri te varrezat e dëshmorëve në Malishevë, ku edhe janë bërë homazhe, dhe më pas homazhe dhe aktivitete me nxënës të shkollave fillore janë bërë edhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Kleçkë. Më pas, në mesditë, në Bulevardin “Ibrahim Mazreku” në qendër të qytetit është mbajtur manifestimi qendror, ku të pranishmëve me nga një fjalë përshëndetëse u janë drejtuar, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryesuesi Argjend Thaçi, përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta e UÇK –së, Metush Kryeziu, deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi, kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të cilët dhanë mesazhet më të mira për nderë të shënimit të kësaj dite, më e rëndësishmja për qytetarët e Komunës së Malishevës. Më pas, janë ndarë edhe çmimet tradicionale për Trimëri dhe Heroizëm “Imer Krasniqi” ish ushtarëve të UÇK-së, Fadil Berisha dhe Shpejtim Krasniqi, pastaj çmimi për kontribut në arsim “Hamdi Berisha”, që ju ndarë mësuesve Hysen Bytyqi dhe Haki Morina (pas vdekjes), si dhe çmimi për kontribut në shëndetësi “dr. Shpëtim Robaj”, për Agim Morina dhe Lumni Samadraxha. Në fjalët e rastit të mbajtur në manifestimin qendror, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka folur për kontributin e Malishevës në luftën çlirimtare, rolin që ka luajtur Malisheva gjatë luftës, për dëshmorët dhe sakrificën e popullatës së Malishevës, si dhe për zhvillimin dhe ndërtimin e pasluftës. Po ashtu, duke folur për luftën, kryetari Kastrati, e përsëriti kërkesën për lirimin e krerëve të UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë. Në fund të këtij manifestimi është mbajtur edhe një program i pasur kulturor dhe artistik, duke filluar nga artisti i madh Arif Vladi, aktori i njohur, Basri Lushtaku dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Përparim Tomçini” nga Dibra. Aktivitetet përfunduan në orët e mbrëmjes me një koncert të madh në Bulevardin “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

May be an image of 9 people and text

May be an image of 6 people, military uniform, the Vietnam Veterans Memorial and text

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …