Në shënimin e 24 vjetorit të Çlirimit të Deçanit, i pranishëm ishte Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, lideri i AAK-së z. Ramush Haradinaj, luftëtarë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë të shumtë të komunës së Deçanit e më gjerë. Festivali kishte karakter garues dhe për dy net radhazi performuan grupet kulturore-artistike nga të gjitha trojet shqiptare, të cilat dhuruan dy net të paharrueshme. Nga juria profesionale u shpallen edhe fituesit e këtij festivali:
Çmimi i parë:
“Dervish Shaqa dhe Demush Neziri” – AKV “Karshiaka” nga Shkupi.
Çmimi i dytë:
-AKV “Amantia” nga Vlora dhe AKV “Trashëgimia Dardane” nga Tropoja.
Çmimi i tretë:
AKV “Selman Kadria” nga Istogu dhe AKV “Kastriotët” nga Ferizaj.
Falënderim për të gjitha grupet, për vallet dhe këngët e bukura që dhuruan gjatë këtyre netëve, publikut për atmosferën, jurisë dhe këshillit organizativ në krye me drejtorin e festivalit, z. Bekim Vishaj, për punën e mrekullueshme!