Filloi  edicioni i tetë i “MuralFestit” në Ferizaj

Edhe pse moti me shi, në Ferizaj, për të tetën herë më radhë ka filluar të mbahet festivali “MuralFest”. Hapjen e këtij festivali e ka bërë drejtoresha Lebibe Topalli, e cila ka folur për agjendën që pritet të realizohet deri me datën 23 qershor atëherë edhe kur përfundon ky festival. Me një fjalë përshëndetëse të gjithë të pranishmit i ka përshëndetur edhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani e cila ka folur për rëndësinë e këtij festivali që ka kultivuar vlera të larta artistike në qytetin e Ferizajt. Dashamirët e artit dhe kulturës, patën rastin të ndjekin performancën e aktores së  mirënjohur Edona Reshitaj.

May be an image of lighting and speaker

May be an image of one or more people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …