Shqetësimet për largim të investitorëve të huaj nga Kosova janë shtuar. Se situata është serioze dhe për dëmet që mund t’i vijnë Kosovës, ka paralajmëruar edhe ambasadori gjerman Rohde. Për pasojat me të cilat mund të përballet vendi nëse gjendja s’qetësohet, ka folur ish-kryetari i OEK, Berat Rukiqi. Ngjarjet e fundit në veri të vendit dhe zhvillimet politike, duket se kanë filluar t’i frikësojnë investitorët e huaj. Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare, që përfaqëson rreth 200 kompani nga të dy shtetet e investitorë potencial, ka shprehur shqetësim se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Anëtarët e Odës janë të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes”. Edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë thirrje për deeskalim të menjëherëshëm të situatës. Sipas tij, kështu po dëmtohet reputacioni dhe potenciali i Kosovës përballë komunitetit të biznesit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …