Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, që tërë ditën rrah gjoks për trimëri dhe “luftën e tij” kundër kriminelëve serbë, dënon aktet e dhunës kundër gazetarëve të medieve shqiptare të Kosovës, por nuk tregon pse nuk i mbron policia e tij dhe e Albin Kurtit, por që të dy këtë e kërkojnë nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it. Policia e Kosovës, po arrin të arrestojë serbë në veri po nuk arriti ta mbrojë asnjë gazetar nga nëntë prej tyre sa u rrahën dhe u lënduan dje në Leposaviq. Këto skena Sveçla dhe Kurti i kanë përcjellë përmes medieve dhe të zemëruar kanë reaguar kundër KFOR-it, ndërsa të dy rrahin gjoks me prepotencë duke u mburrur e se e kanë shtrirë sovranitetin në tërë Veriun, pavarësisht se forca e vetme që ka sovranitet për të siguruar paqe është KFOR-i, pastaj Policia e EULEX-it dhe prania e ndonjë polici të Sveçlës, nëse këtë e kërkojnë apo e lejojnë autoritetet ndërkombëtare, të cilat prej vitit 1999 e deri tani veprojnë duke u bazuar në rezolutën n 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-, e cila e pranon sovranitetin, aktualisht të suspenduar Serbisë, jo vetëm në veri por në tërë Kosovën. Këtë fakt krerët e Vetëvendosjes nuk e përmendin kurrë, por dihet botërisht se cili është mandati i KFOR-it.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …