Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Kosova ndodhet në një situatë mjaft të rënduar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një situatë të rënduar, pasi kryeministri Albin Kurti ka krijuar kriza të njëpasnjëshme dhe kur rritet presioni ai tërhiqet. Ne që  jemi në situatë të re, se fakti që forcat serbe kanë hyrë dhe kanë rrëmbyer të tre policë vërtet që përbën një akt agresioni, kjo është përtej një shkelje sovraniteti, në këtë situatë është e rënduar e konsideroj që kemi marrë një kthesë të rrezikshme, kërkova që të mos aktrojmë normalitetin sepse nuk jemi në një gjendje normale dhe kërkova që kryeministri të vinte. Kryeministri as nuk e di, as ne se ku gjenden policët tanë se si janë a kanë probleme shëndetësore. Ishte vërtet një shqetësim, për më shumë është shqetësimi i të gjithëve. Kemi pasur një situatë ku edhe Kurti ka krijuar kriza të njëpasnjëshme. Ai krijon një krizë një situatë dhe pastaj tërhiqet nga ajo. Nuk ka asnjë reagim, nuk ka asnjë pozicionim të tyre që kjo ka ndodhur në territorin e Kosovës, ka deklaruar Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …