Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u shpreh se vizita e tij në Kinë ka për qëllim të çelë rrugën e një komunikimi më të mirë duke zgjidhur “keqkuptimet” dhe duke shmangur “vlerësimet e gabuara”. Konkurrenca intensive kërkon diplomaci të qëndrueshme, për të siguruar që konkurrenca të mos kthehet në konfrontim apo konflikt. Kjo është ajo që bota pret nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.”– tha Blinken. Por teksa kreu i diplomacisë amerikane përgatitet të zhvillojë në 18 dhe 19 qershor rrugëtimin e shtyrë prej kohësh në Pekin, me qëllim stabilizimin e marrëdhënieve të tensionuara mes dy superfuqive botërore, Kina duket se e pret këtë vizita në një atmosferë mosbesimi të thellë dhe pritshmërishë të ulëta. Kina fajëson Washingtonin për acarimin e marrëdhënieve dypalëshe pasi Blinkeni e anuloi vizitën e tij në muajin shkurt për shkak të asaj që Amerika e përshkroi si një balonë spiune të Kinës dhe e rrëzoi, ndërsa kinezët insistonin se bëhet fjalë për një mjet metereologjik. Pavarësisht se kjo do të jetë vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në këtë vend gjatë pothuajse pesë viteve të fundit, mediat kineze po e kalojnë atë në heshtje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …