Kryetari Latifi, mori pjesë në Akademinë e organizuar nga Universiteti Publik i Prizrenit, për nder të 80 vjetorit të lindjes së intelektualit dhe patriotit, Ukshin Hoti

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mori pjesë në Akademinë e organizuar nga Universiteti Publik i Prizrenit, për nder të 80 vjetorit të lindjes së intelektualit dhe patriotit, Ukshin Hoti, emrin e të cilit e mban ky Universitet, ku, të pranishëm ishin kryetarë të komunave, përfaqësues të institucioneve, studentë e drejtues të UPZ-së. “Është thënë, dhe ashtu duhet të jetë, heronjtë dhe martirët vetëm ditëlindje kanë. Ukshin Hotin e kam njohur ende pa e parë, ngase veprimtaria e tij ishte bërë frymëzuese për njerëzit e rezistencës shqiptare kundër shtypjes e represionit serb, të maskuar nën maskën e komunizmit jugosllav. Qëndrimi i tij stoik e vetëmohues, i bindur në të drejtën e tij dhe të populli të tij, bënë që figura e tij të imponojë respekt, sepse ai e deshi kombin deri në dhimbje. Kjo qëndresë e bëri të pavdekshëm dhe simbol të rezistencës e të atdhedashurisë. Ukshin Hoti mbetet ekzemplar i rrallë ndër figurat madhore të kombit tonë. Atë që duhet ta themi zëshëm dhe pa u ndalur asnjëherë, është kërkesa për ndriçimin e fatit të tij, sado tragjik të jetë. Fati i Ukshin Hotit është i lidhur me historinë tonë, ndërsa vepra e tij jetësore, shkencore e historike, mbetet pazgjidhshëm pjesë e trashëgimisë tonë kombëtare.”- u shpreh kryetari Latifi.

May be an image of 8 people, people standing and statue

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …