Hisen Berisha

Berisha: Gjykata Speciale është sakrifica e fundit në shërbim të Kosovës

Duke folur për rrethanat e krijimit të Gjykatës Speciale, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha ka vlerësuar se krijimi i kësaj gjykate ishte sakrifica e fundit në shërbim të Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se në Këshillin e Evropës, është miratuar një raport i cili e akuzonte Kosovën për trafikim të organeve. Në luftëra trafikimi i organeve dhe dhunime…, janë krimet më monstruoze në luftë dhe Kosova e kishte këtë etiketë. Gjykata Speciale u themelua vetëm e vetëm për të hedhur poshtë raportin e Dick Martyt. Gjatë intervistës në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, deputeti, Hisen Berisha ka theksuar më tutje se Kosova i tregojë botës se unë e bëjë edhe Gjykatën Special vetë, dhe shqyrtojë këtë raport të Dick Marty-t edhe do ta demantojë krejt botën. Lufta jonë ishte çlirimtare dhe UÇK-ja nuk ka bërë trafikim të organeve. Ne s’kemi pasur fare shëndetësi atëherë kur kemi hy në luftë. Ai theksoi më tutje se motivi mbi të cilin është krijuar Gjykata Speciale më nuk qëndron dhe se kjo gjykatë tani merret me diçka tjetër e jo për atë që është krijuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …