Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tre të aksidentuarve që ranë me veturë në lumin Lepenc. Ndonëse përveç ekipeve profesionale dhe pjesëtarëve të policisë, janë angazhuar edhe shumë vullnetar, ata po ballafaqohen me sasi të jashtëzakonshme të ujit dhe rritje të nivelit të lumit për shkak të shirave të dendura që po bien për disa ditë me radhë. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në veturën e aksidentuar BMW me targa të Kosovës kanë qenë 4 persona, njëri prej të cilëve është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”në Shkup. Ndërkohë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behxhet Pacolli ka shkruar se në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën Naim, Merita dhe Ermal Pacolli. “Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …