Pronari i kompanisë së shquar “ Solid” që ka depërtuar suksesshëm edhe në treguan evropian, Shefqet Kuçi ka deklaruar se përderisa prodhimet e kësaj kompanie blihen nga shtete të ndryshme të botës, produktet e saj nuk blihen nga institucionet e Kosovës. Ai ka deklaruar për Ekonomia Online se rreth 76 për qind e prodhimeve të tyre i eksportojnë për brende të njohura të Italisë, Francës, Gjermanisë dhe shteteve të tjera. “Problemi më i madh këtu që si kompani na mundon është se përderisa ne eksportojmë mbi 76 për qind dhe Evropa e mirëpret prodhimin tonë, atëherë pse Kosova nuk i përdor prodhimet tona, e në veçanti dua të flasë për shtetin, sepse institucionet tona nuk marrin çizme për policinë e ushtrinë. Këpucën gjithashtu për institucionet nuk e marrin. Kemi informata se e marrin prej atij vendi që vazhdimisht e kanë marrë, ne kemi prodhuar një kohë për policinë këpucën, çizmen por shumë raste e kemi marrë me një çmim 24 euro, që është çmim qesharak krahasuar me çfarë (çmimi) e kanë marrë” ka theksuar pronari i kompanisë së shquar “ Solid” që ka depërtuar suksesshëm edhe në treguan evropian, Shefqet Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …