Mediet në Serbi kanë paralajmëruar se në ditët në vijim, serbët e Kosovës do ta shpallim njëanshëm Asociacionin e Komunave Serbe

Mediet në Serbi kanë paralajmëruar se në ditët në vijim, serbët e Kosovës do ta shpallim njëanshëm Asociacionin e Komunave Serbe. E përditshmja serbe, Blic, raportoi më 17 qershor se serbët në Kosovë do të nisin në mënyrë të pavarur të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Duke cituar burime, kjo gazetë raportoi se po planifikohet që në të ardhmen të mbahet një kuvend i popullit serb në Kosovë, në të cilin do të shpallet Asociacioni dhe do të krijohen organet e tij. Edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka paralajmëruar se në të ardhmen, serbët do të ndërmarrin veprime konkrete. Ai theksoi se në gjatë festës së Vidovdanit, që kremtohet me 28 qershor, serbët do të hedhin paqësisht hapat e tyre në rrugën drejt lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …