Aleksandar Vuçiq vazhdon të viktimizohet, pretendon se në Kosovë po bëhet persekutim dhe spastrim etnik ndaj serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në takimin me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në takimin me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, i cili është paralajmëruar të mbahet në Bruksel. Ai ka theksuar se takimi me kryeministrin e Kosovës ishte kushtëzuar me përmbushjen e kërkesave të Serbisë: tërheqjen e kryetarëve shqiptarë nga komuna e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës dhe lirimin e serbëve të arrestuar. “Sidoqoftë, sado që ne u përpoqëm që të jemi një partner serioz i fuqive perëndimore, ne jemi në rrugën evropiane, ua them sinqerisht, ata kurrë nuk na kanë parë ne në atë mënyrë. Nëse ne nuk do të respektonim çdo kërkesë, do të ishim fajtorë, edhe pse nuk jemi fajtorë”, ka theksuar presidenti i Serbisë, Aleksader Vuçiq. Ai shtoi më tutje se serbët në Kosovë do të marrin “vendime aktive” në periudhën e ardhshme, por nuk saktësoi se për çfarë vendime është fjala.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …