Këshilli i Prindërve të Kosovës ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për përpjekje për diktat në këtë Këshill, duke u munduar që ajo ta cakton se kush do ta përfaqëson Këshillin e Prindërve të Kosovës. Ky Këshill, njofton se në maj të këtij viti, ministrja Arbërie Nagavci ka urdhëruar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve vetëm një vit pasi është zgjedhur kryesia dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës mandati i të cilëve është katërvjeçar. “Por përse znj.Nagavci i rishpalli zgjedhjet, kuptueshëm shtrohet pyetja? Arsyeja kryesore është pakënaqësia e znj.Nagavci me qëndrimet e KP Kosovë ndaj, sidomos, kundërshtimit të mbajtjes së mësimit të shtunave. Dhe, që të hakmerret ndaj dështimit të zëvendësimit të orëve të shtunave, që po ashtu ishte një urdhërim i pabazë, antiligjor e i padrejtë, Ministrja Nagavci ka shpikur ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Këshillin e Prindërve. Sipas urdhrit të saj, meqë ka ndryshuar Udhëzimi duhet të ribëhen zgjedhjet. Por gjithkush, që merr vesh nga legjislacioni, e di që asnjë rregull nuk ka efekt prapaveprues. Pra ai justifikim është absurd. Për më shumë, Ministrja ka urdhëruar zgjedhje në muajin qershor, diçka që asnjëherë nuk ka ndodhur e nuk duhet të ndodhë”, thuhet në mes tjerash në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …